Homazhe – Sot 8 vjet nga tragjedi e Gërdecit, shpërthimi që i mori jetën 26 personave

Sot përkujtohet 8 vjetori i shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.

Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi pak pas mesditës, shkaktoi qindra të plagosur, ndërsa dëmtoi dhjetëra banesa, disa prej tyre u shkatërruan totalisht. Një krater i madh u hap në vendin e shpërthimit, ndërsa tronditja u ndje disa kilometra larg.

Kur kanë kaluar 8 vite nga ngjarja, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi për të afërmit e tyre. Ata akuzojnë Gjykatat se lanë të lirë të gjithë të akuzuarit duke mos dënuar asnjë prej përgjegjësve kryesorë të tragjedisë.

Partia Socialiste dhe LSI në atë kohë protestuan bashkë me banorët e prekur nga shpërthimi dhe premtuan drejtësi kur të vinin në pushtet.
Cdo përvjetor familjarët e viktimave vendosin lule në memorialin në hyrje të ish-fabrikës së armatimeve dhe në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button