“Ti ishe Charlie, ti ishe Paris. A do të jesh ti Ankara?”

Një person ka bërë një postim në Facebook ku bën thirrje për solidarizim me viktimat e sulmit me bombë në kryeqytetin turk, Ankara ku mbetën të vrarë 34 persona dhe u plagosën 125.

James Taylor, i cili jeton në Ankara inkurajon lexuesit të imagjinojnë nëse sulmi do të ndodhte në vendin ku ata jetojnë. “Turqia nuk është Lindje e Mese siç mendojnë shumë njerëz. Ankaraja nuk është një zonë lufte, është një qytet normal modern në lëvizje, ashti si çdo kryeqytet Evropian dhe Kizilay është zemra, qendra”, shkraun Taylor.

“Është shumë e lehtë të shohësh një sulm terrorist që ndodh në Londër, New York, Paris dhe të ndjesh dhimbje dhe keqardhje për viktimat, por pse nuk ndodh e njëjta gjë për Ankaranë? “Kjo ndodh sepse ju nuk e njihni Ankaranë si një vend pa diferenca nga këto qytete?”

Ky është sulmi i tretë me eksploziv në kryeqytetin turk që prej tetor 2015-­të. Muajin e kaluar, u vranë 28 persona nga një sulm që u mor përsipër nga militantët Kurdë. Në tetor u vrarën 103 persona dhe u plagosën 250, duke shënuar sulmi më vdekjeprurës në Turqi. Taylor përfundon: “Ti ishe Charlie, ti ishe Paris.

A do të jesh ti Ankara?” Postimi i tij në Facebook ka marrë mbi 70 mijë sharë dhe mbi 93 mijë reagime.

For those who do not know Turkey, or who distance themselves from these attacks, maybe this will open your eyes.The…

Posted by James Taylor on 2016-03-13

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button