Partitë si ente punësimi

Arsim Zekolli, kolumnë –“Duke e pritur Baldesarin”, Utrinski vesnik
Është njerëzore të shpresojmë se jo të gjitha anijet janë fundosur në hirësi. Se ndonjë atom i pazbuluar i forcës subverzive të artit digjet në vetvete diku në ndonjë nga paralagjet tona, në ndonjë bodrum ose garazhë.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Kongresi i analfabetëve”, Utrinski Vesnik
Analfabetët  sa nuk e prishën “vëllazërim – bashkimin” e  posa përtërirë të ortakëve që e ndajnë pushtetin sipas dëshirës së popujve të tyre. E kanë shkruar emrin e shkollës në të dy pllakat me alfabet dhe cirilikë “Kongresi i Manastirit” dhe “???????? ? ??????????” në të njëjtën gjuhë, si  dëshmia më e madhe për dashurinë e madhe të partnerëve në pushtet.

Daut Dauti, kolumnë – “ Të vegjëlit të humbur mes të mëdhenjve”, Dnevnik
Kështu si qëndrojnë punët, kur partitë u shëndërruan në entet më të mëdha për punësim, nuk ka tjetër metodë edhe për përkatësit e komuniteteve më të vogla, përveç se  të tentojnë përmes partive të tyre të cilat çdo herë janë në ndonjë koalicion me partitë në pushtet, edhe pse edhe kjo do të duket sikur realizim i “përfaqësimit të barabartë partiak”, e jo etnik.

Petrit Saraqini, kolumnë – “ T’u besojmë të urtëve dhe të mirëve, dhe lehtë do të merremi vesh”, Sloboden Peçat
Edhe për tabelat shkollore, edhe për ato të bulevardeve, rrugëve, institucioneve, për përdorimin e gjuhëve, ka zgjidhje. Por “kurtot dhe murtot” asnjëherë nuk janë ulur me sinqeritet ta gjejnë.

Mitko Jovanov, kolumnë – “Në kushte normale, Dejan- Netpres do ishte i thirrur para organeve hetimore”, Sloboden Peçat
Pyetjet të cilat Dejanit do të ia parashtronin organet hetimore do të ishin – Mbi cilën bazë pretendon se familjarët e Zaevit po e helmojnë popullin? Mbi cilën bazë pretendon se Zaevët helmojnë për biynis – interese të vogla? Për para të imta? Ke prova?

Zhana P. Bozhinovska, koment- “ E vetëpëlqyera BE e Turqinë”, Dnevnik
Në rastin me Turqinë, ndoshta vete Bashkimi duhet të mendojë nëse e ka qasjen e vërtetë, po e dhunon me vetëdije vendin për të cilin thotë se ka domethënie të jashtëzakonshme nga disa aspekte dhe ia len organizatës tjetër.

Dimitar Grumar, kolumnë – “ Laboratori Ballkanik për kiminë Siriane”, Dnevnik
Qytetarët e Shqipërisë dhe shoqatat e tyre vendosën se nuk ka privilegje më të madhe se shëndeti i qytetarëve. Kështu mbaroi tregimi për Ballkanin si miu eksperimental i cili duhej ta gëlltitë helmin kimik nga i cili frikohet bota.

Lajme të ngjashme

Back to top button