Bon: Ekspozitë dedikuar Luftës së Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore dhe ndikimi i saj në art, janë temë kyçe e një ekspozite të rëndësishme e cila do të rrijë e hapur deri më 23 shkurt, në Muzeum Federal të Artit, në Bon.

Ekspozita me titull “1914 – Avantgardët në Luftë”, prezanton 300 piktura, vizatime dhe skulptura nga më shumë se pesëdhjetë artistë.

Para luftës, Parisi dominohej nga kubizmi ndërsa Berlini ishte i inspiruar nga ekspresionizmi.

Artistët në Evropë kishin një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të frytshëm, i cili i tejkalonte kufinjtë.

Ky bashkëpunim u ndërpre, më nisjen e luftës më 28 korrik 1914.

Ekspozita prezanton mënyrën se si artistët nga Gjermania, Franca, Rusia dhe Birtania u kapën nga euforia e propagandës dhe personifikuan armikun në punimet e tyre.

Shumë artistë lanë studiot dhe ia mësynë betejave, disa nga ta duke lënë edhe jetën në to, raporton DPA.

Lajme të ngjashme

Back to top button