“Anna Karenina”, familjet e lumtura janë të gjitha njësoj

Njëra nga kryeveprat botërore,“Anna Karenina” është e shkruar gjatë viteve 1873-1877 nga shkrimtari  rus Leo Tolstoi. Në këtë vepër Tolstoi trajton stilin realist, duke treguar për familjet aristokrate në Rusi në atë kohë. Personazhi Ana Karenina është inspiruar nga motra e Aleksandër Pushkinit, Maria Hartungu.

Kjo novelë është një kryevepër e dashurisë tragjike të Ana Kareninës me kontin Vronski, të dy këta pre e një dashurie, që nuk do të marrë kurrë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelësja Anna Karenina ndjek një rrugë të pashmangshme të shkatërrimit shoqëror dhe shpirtëror.

Ajo që e bën librin kaq të pëlqyeshëm për publikun, është aftësia e Tolstoit për të balancuar historinë pasionante të Anna Kareninës dhe jetës familjare të Levinit, personazhit që kryen një martesë të thjeshtë, që është besnik ndaj Zotit dhe që i pëlqen të merret me bujqësi, ndaj Portalb ua sugjeron ta lexoni librin në fjalë.

Vepra hapet me një citat madhështor: “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat”.

Tatiana Samoilova si Anna Karenina.
Tatiana Samoilova si Anna Karenina

Fillimisht autori u ofron lexuesve mëkatin e ëmbël të Anës dhe më pas i edukon ata me virtytet e Levinit.

Romani ndahet në tetë pjesë. Në fillim, autori na prezanton me Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, “Stiva”, një aristokrat moskovit, i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna, e cila ka zbuluar se burri e tradhtonte me guvernanten franceze. Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij, kështu që thirri të motrën, Ana Arkadjevna Karenina, nga Petërsburgu, për ta bindur të shoqen të qëndrojë. Ndërkohë, shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dimitieviç Levin, arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Darjas, Kitit, e cila e refuzon sepse është dashuruar me Kont Aleksei Kirilloviç Vronskin, i cili, nga ana e tij, nuk ka asnjë synim të martohet me Kitin. Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva pret të motrën, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet me të. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana, për fat, arrin të bashkojë të vëllanë me gruan e tij dhe bëhet shoqe me Kitin.

Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze. Ana, e zemëruar se mund të prish marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petërsburg. Vronski niset për në Petërsburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër, Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj, Aleksei Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri, Sergei. Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit është përkeqësuar për shkak të xhelozisë. Pas kthimit në Petërsburg, Vronski vazhdon ta ndjek Anën. Ajo në fillim mundohet ta largojë, por mposhtet nga dashuria për të dhe mbetet shtatzënë…. /Portalb

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

Libri i javës së trembëdhjetë: “Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!

Libri i javës së katërmbëdhjetë: Sikur të isha djalë”, luftoni për të drejtat tuaja, qoftë edhe me tërë botën!

Libri i javës së pesëmbëdhjetë: “Hamleti”, ndershmëria morale përballë hakmarrjes!

Libri i javës së gjashtëmbëdhjetë: “Pallati i ëndrrave”, konflikti i përjetshëm i marrëdhënies pushtet/individ

Libri i javës së shtatëmbëdhjetë: “Emri i trëndafilit”, romani që ia ktheu nderin Umberto Eco-s

Libri i javës së tetëmbëdhjetë: “Alkimisti”, obligim i secilit është të kuptojë fatin e vet

Libri i javës së nëntëmbëdhjetë: “I përndjekuri i dashurisë”, kërkoni poezinë tuaj për ta shuar afshin e shpirtit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button