E dhimbshme: Çifti sirian sfidon luftën me dashuri (Foto)

Një student i literaturës franceze në Universitetin e Homsit, ka zgjedhur të qëndrojë në qytetin e luftës, të shkatërruar tashmë nga konfliktet e armatosura dhe ka kapur, ka fiksuar përmes aparatit të tij fotografik pasojat e konfliktit mbi 5 vjeçar.

22 vjecari, Jaafar Meray, ka lindur në Homs, në qytetin në jug të Sirisë, aty ku sot 70 përqind e godinave e ndërtesave janë shkatërruar tërësisht nga bombardimet.
Në vend që të largohet si mijëra vetë të tjerë, Meray ka vendosur të qëndrojë, për të përfaqësuar një anë tjetër të luftës, atë të përcjelljes për mbarë botën, të mënyrës se si jetohet atje tani, për të dërguar përmes fotove të tij mesazhe shprese dhe paqeje.

10-1-768x432
Lufta e detyroi Meray të ndërpresë studimet e tij dhe të kthehet në vendlindje.
“Shpresoj që të përhap shpresë dhe t’i tregoj botës se ne mund të gjejmë lumturinë edhe nën rrënoja sepse çdo shkatërrim këtu, shpresoj që të na rikthejë shpresën dhe lumturinë për të ardhmen” tha Meray.

Rrënojat e luftës, që përfaqësojnë izolimin dhe trishtimin, përdoren nga Meray si background për fotot e tij, që përfaqësojnë lumturinë dhe shpresën, që një ditë do rikthehet për vendin e tij.
22 vjeçari është bërë popullor në internet pas fotos së tij, të një çifti të sapomartuar, nusja me fustanin e bardhë dhe dhëndri, një ushtar sirian, të filmuar në muajin shkurt.
Në këtë foto, nusja qëndron pranë dhëndrit veshur me uniformën e kamuflazhit, që qëndrojnë përpara rrënojave të qytetit.
7-2
Përveçse fotografon gjithçka, Meray edhe pikturat në ato pak mure që kanë mbetur pa u shkatërruar nga bombardimet.

“Vetëm në këtë rajon, kanë humbur jetën mbi 13 mijë vetë. Ndaj ne po mundohemi t’i tregojmë botës së sa gjak martirësh është derdhur këtu. Kam vizatuar lule kudo ku janë vrarë njerëz, secila lule nënkupton një martir” tha Meray.

5-9-768x512
Pikturat e tij tërheqin vëmendjen e ushtarëve dhe banorëve që ndalojnë aty për të parë dekorimin e godinave.
“Kur je i dëshpëruar dhe sheh papritur një pikturë të tillë, ti menjëherë bëhesh i lumtur dhe të rikthehet shpresa, se siguria dhe stabiliteti do rikthehet në Siri”, tha Naser Yousef, një banor vendas./lajmi.net

3-10-768x510

2-19

1-66

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button