Muamer Zukorliç jep dorëheqje nga posti i myftiut të Sanxhakut

Myftiu i deritanishëm i Sanxhakut, Muamer ef.Zukorliç në mbledhjen e sotme të Bashkësisë Islame të Serbisë dha dorëheqje nga ky post. Zukorliç dorëheqjen e tij e ka dhënë pas 23 vitesh të kaluara në funksione të larta në Bashkësinë Islame në Sanxhak dhe Serbi, dhe pas angazhimit të drejtpërdrejt politik, raporton Anadolu Agency (AA).

Zukorliç, si bartës i listës “Muamer Zukorliç – Për ndryshim, Bashkësia Demokratike Boshnjake (BDB) e Sanxhakut, i cili angazhohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale në Serbi, tha se dorëheqjen e ka dhënë me qëllim që angazhimi i tij politik mos të ndikojë negativisht në bashkësinë islame.

Si ushtrues i detyrës të myftiut të Sanxhakut është emëruar hafiz Abdurahaman ef. Kujeviç, ndihmësi i deritanishëm i myftiut të Sanxhakut.

Muamer Zukorliç në vitin 2012 ka qenë kandidat i grupit të qytetarëve për president të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button