LR-PDSH: Arrestimi i Dugollit, pafuqi i partnerit shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë

Arrestimi i zyrtarit të lartë të FSK-së, Gafur Dugollit, nga ana e policisë maqedonase është vazhdimësi e trajtimit represiv të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e Qeverisë së Maqedonisë. Ky arrestim njëkohësisht dëshmon mos-interesimin dhe pafuqinë e partnerit shqiptar në qeverinë e Maqedonisë sa i takon mbrojtjes së shqiptarëve”, reagojnë nga LR-PDSH.

Sipas tyre, masa e arrestit të Gafur Dugollit, drejtor i Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ka bazë juridike dhe si e tillë paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe mos respektim i shtetësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër paraqet kërcënim edhe për luftëtarët UÇK-së këndej kufirit dhe kjo veçse po thellon krizën institucionale dhe politike që mbizotëron në Maqedoni.

“Me këtë akt, vihet në dyshim edhe roli dhe fuqia e Ministrit të drejtësisë, Adnan Jashari i cili edhe pas 48 orëve akoma nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret në drejtim të kryerjes së detyrimit të tij si Ministër dhe mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Lëvizja për reforma-PDSH kërkon lirimin e menjëhershëm të zyrtarit të lartë të FSK-së, Gafur Dugollit si dhe kërkim-falje nga ana e qeverisë së Maqedonisë, drejtuar qytetarëve të Kosovës për mos-respektim të shtetësisë, lirive dhe të drejtave të njeriut”, shtojnë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button