Kur Guevski thoshte: Nuk duhet lejuar dikush të vjedhë zgjedhjet dhe të amnistohet

Nikolla Gruevski më 5 gusht të vitit 2008 në një deklaratë në lidhje me ndryshimet e ligjit për amnisti ka vlerësuar se kryetari i shtetit nuk ka të drejtë që t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor.

“Ne duhet të ulemi dhe ta shohim se si më tej do t’i çojmë punët. Për atë në të ardhmen çdokush mund të merret vesh me kryetarin e shtetit, t’i merr 8, 10 ose 20 milionë euro, t’i vjedhë, dhe pastaj të merret vesh me atë që më pas t’i ndajnë dhe të amnistohen. Unë nesër do t’i ndalojë ministrat që ta bëjnë të njëjtën, flas për disa kohëra të ardhme për ndonjë kryeministër të ardhshëm, të mos bëjë marrëveshje me kryetarin t’i vjedhë 10, 20 milionë euro dhe të thonë politike ishte? Si ashtu politike? Pse nuk ia lanë Gjykatës të tregojë se a ka qenë apo jo politike?”, tha Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.

Më 24 shkurt të këtij viti, 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, madje deri në atë shkallë saqë do të ketë mundësi që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore dhe pedofili.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Kundër këtij vendimi, qindra qytetarë nën organizimin e platformës për politikë qytetare “Hajde”, kanë protestuar disa ditë përpara Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë përpara se Gjykata Kushtetuese në rend dite të vendosë për vendimin për ligjin për amnisti prej çka varet nëse presidenti do të mund t’i amnistojë kryerësit e veprave për keqpërdorim të zgjedhjeve, partia opozitare LSDM, i bashkëngjitet protestës përpara Gjykatës Kushtetuese e cila është paralajmëruar nga organizatat joqeveritare e cila është e caktuar për nesër, transmeton Portalb.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati.

LEXO: BE: Gjykata Kushtetuese i pengon përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së

LEXO: Protesta përpara Gjykatës Kushtetuese: Ta mbrojmë Kushtetutën nga gjykatësit (FOTO+VIDEO)

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese (FOTO/VIDEO)

LEXO:Protestuesit hedhin letra tualeti para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO/FOTO)

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Edhe sonte protesta para Gjykatës Kushtetuese të Shkupit (FOTO)

LEXO: Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak

LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button