Kjo është kënga që përfaqëson sivjet Shqipërinë në Evrovizion (video)

Festivali i Radio Televizionit Shqiptar, mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, nxori fituese këngëtaren Eneda Tarifa dhe këngën e saj “Përrallë”, duke e bërë kështu automatikisht këtë këngë përfaqësuese të Shqipërisë në festivalin Evrovizion.

Tash e disa vite me radhë, këngët pasi që dalin fituese në RTSH përpunohen dhe vijnë në një version tjetër në gjuhën angleze prandaj edhe kjo këngë është përpunuar në Britani të Madhe për t’iu përshtatur stilit të festivalit.

Ajo u përkthye në anglisht dhe titullohet “Fairytale”. Gjithsej zgjat tre minuta.

Rikujtojmë se festivali i këngës evropiane sivjet mbahet në Stokholm të Suedisë, në muajin maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button