LSDM i bashkëngjitet protestës kundër Gjykatës Kushtetuese

Një ditë përpara se Gjykata Kushtetuese në rend dite të vendosë për vendimin për ligjin për amnisti prej çka varet nëse presidenti do të mund t’i amnistojë kryerësit e veprave për keqpërdorim të zgjedhjeve, partia opozitare LSDM, i bashkëngjitet protestës përpara Gjykatës Kushtetuese e cila është paralajmëruar nga organizatat joqeveritare e cila është e caktuar për nesër, njofton Portalb.

Në marshimin e të martës, qytetarët nga qeveria do të drejtohen kah Zyra e Presidentit për kontakt me qytetarët në “Rekord”, më pas drejt Kuvendit të RM, e në fund do të arrijnë para Gjykatës Kushtetuese dhe do të qëndrojnë atje gjatë natës.

Siç mund të shihet nga agjenda për seancën e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese, e publikuar në faqen e internetit të Gjykatës, mes tjerash, në rend dite përmendet pika “Propozim për vendimmarrje, me propozim-vendim lidhur me lëndën U.nr.19/2016” gjegjësisht nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për amnisti nga viti 2009, ku mes tjerash ndalohet falja për mashtrime zgjedhore, pedofili dhe vepra kundër njerëzimit.

Në konferencën për shtyp para Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e Platformës për Politikë Qytetare “Hajde!”, Uranija Pirovska dhe Petrit Saraçini, i theksuan kërkesat e qytetarëve, duke u bërë thirrje pesë gjykatësve kushtetues, Elena Gosheva, Nikolla Ivanovski, Vladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Jovan Josifovski, që medoemos të anulojnë vendimin për faljen dhe se patjetër duhet të japin dorëheqje.

BE ka porositur se nëse ndryshohet ligji aktual i cili është që nga viti 2009, do t’i dëmtojë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike, njofton Portalb.

Ditë më parë ministri i Drejtësisë Adnan Jashari tha se nuk ka nevojë të ndryshohet Ligji i amnistisë.

“Unë mbaj qëndrimin e vitit 2009-të kur u votua ligji në Kuvend dhe edhe më tutje vlerësoj se nuk duhet të ndryshohet”, tha Jashari, përcjellë Portalb.

Kujtojmë se të mërkurën më 9 mars, Gjykata Kushtetuese e miratoi tekstin e vendimit për iniciativën për falje për të dënuarit për mashtrime zgjedhore.

Më 24 shkurt të këtij viti, 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e kaa kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, madje deri në atë shkallë saqë do të ketë mundësi që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore dhe pedofili.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Kundër këtij vendimi, qindra qytetarë nën organizimin e platformës për politikë qytetare “Hajde”, kanë protestuar disa ditë përpara Gjykatës Kushtetuese.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Portalb

LEXO: BE: Gjykata Kushtetuese i pengon përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së

LEXO: Protesta përpara Gjykatës Kushtetuese: Ta mbrojmë Kushtetutën nga gjykatësit (FOTO+VIDEO)

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese (FOTO/VIDEO)

LEXO:Protestuesit hedhin letra tualeti para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO/FOTO)

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Edhe sonte protesta para Gjykatës Kushtetuese të Shkupit (FOTO)

LEXO: Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak

LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button