Analizë: Jetë me ‘minus’ në kartelë kreditore

Rritet niveli i borxheve të qytetarëve si rezultat i kartelave kreditore, por rritet edhe numri i kartelave të dhëna nga bankat. Edhe pse më i madh është numri i kartelave debitore, të cilat praktikisht do të thonë se sa para ke në to – aq edhe harxhon, analiza e të dhënave nga BPRM-ja tregon se nga fillimi i vitit rritje ka edhe te numri i kartelave kreditore. Vetëm si rezultat i kësaj, popullata, deri në fund të tetorit, bankave u ka borxh rreth 200 milionë euro. Qytetarët thonë – derisa ka para në kartelë, ato lehtë harxhohen, problemi ndodh atëherë kur borxhi duhet të kthehet. Nga ana tjetër, për shkak të kondicionit të dobësuar financiar, mijëra qytetarë nuk kanë mundësi që pastaj në kohë t’i kthejnë këstet dhe kamatat nga saldo që janë në minus. Përmbaruesit konfirmojnë se bankata kanë paditur një numër të madh qytetarësh, me çak në mënyrë të dhunshme mundohen t’i kthejnë paratë që ua kanë dhënë qytetarëve.

Jetë me “minus” në kartelë 
Të dhënat më të reja të Bankës Popullore tregojnë se deri në fund të tetorit, qytetarët, vetëm si rezultat kartelave kreditore, bankave u kanë borxh rreth 200 milionë euro. Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë se rritet edhe shuma që personat fizikë e kanë si borxh, për shkak të tejkalimit të shumës së rrogës në xhiro-llogari. Si rezultat i kësaj, qytetarët kanë borxh prej 88,2 milionë eurove. 

“Kartelat kreditore janë të lehta për të bërë tregti, por të vështira për ta kthyer borxhin. Tani kemi dy kartela kreditore nga dy banka të ndryshme. Por, për shkak të asaj se para disa vitesh nuk i ktheja në kohë këstet për një kartelë kreditore, përundova me përmbarues te dera. Tani, i paguaj edhe këstet e poashtu edhe kamatën, si dhe një shumë që ua paguaj përmbaruesve”, thotë Snezhana. H. nga Shkupi, e cila si e punësuar ka të ardhura mujore prej rreth 20.000 denarësh, sqaron se paratë nga kartelat kreditore kanë përfunduar për “të dalë në fund të muajit”, për t’u paguar llogaritë, për të blerë ushqim për fëmijët.

Në një gjendje të këtillë janë mijëra qytetarë. Sipas të dhënave nga Banka Popullore, në shtator në qarkullim kanë qenë mbi 1 milion e 561 mijë kartela. Vetëm për nëntë muaj, ose prej janarit deri në shtator ky numër është rritur për rreth 53 mijë kartela të reja kreditore. Ajo që flet për rritjen e mëtutjeshme të borxheve të qytetarëve për shkak të kartelave është pikërisht rritja e numrit të kartelave kreditore. Ja me çfarë lloj kartelash disponojnë qytetarët:

Kartela debitore 1.188.908
Kartela kreditore 313.615
Kartela me funksion të keshit 58.637

Kartelat kreditore që i ofrojnë bankat janë me shumë të ndryshueshme. Që të tërheqin sa më shumë klientë, një pjesë e bankave i japin ato “gratis” në pako me ndonjë produkt tjetër bankar, gjegjësisht kredi. Llogaritja e përafërt tregon se për një borxh prej 60.000 denarësh në një kartelë kreditore, kësti mujor që duhet të paguhet rrotullohet prej 3.300 deri në 3.500 denarë. Gjithesi, kjo shumë zvogëlohet nëse paratë mbeten në llogarinë e kartelës. 
Analiza e të dhënave nga bankat tregon se qytetarët, përveç nëpërmjet kartelave kreditore, më së shumti kanë borxhe për shkak të kredive konsumatore, veçanërisht atyre të padedikuara.
Kështu, deri në fund të tetorit, për shkak të kredive konsumatore, qytetarët kanë borxh prej rreth 626 milionë eurosh dhe në krahasim me janarin e këtij viti, borxhi është rritur për 85 milionë euro.

Në pako me borxhin kreditor të qytetarëve, rritet edhe saldoja e kërkesave për kthim të borxheve që janë të dyshimta dhe kontestuese, të cilat praktikisht i përfshijnë borxhet e pakthyera. Në tetor kjo saldo e tejkaloi vlerën prej 87 milionë eurosh, dhe është në rritje të vazhdueshme prej fillimit të vitit 2013.

Kur përmbaruesi të trokasë në derë…
Rriten borxhet e qytetarëve, por rriten edhe kërkesat për kthim të borxheve të papaguara. Përmbaruesit konfirmojnë se për lëndët e pagesës së dhunshme të llogarive të mbetura për komunalje, dominojnë edhe vendimet për pagesë të kredive bankare, duke i përfshirë edhe kartelat kreditore.

“Është e saktë se ka numër të madh të lëndëve të këtilla. Edhe pse në disa raste, sikurse te kartelat kreditore, bëhet fjalë për shuma më të vogla, megjithatë bankat dëshirojnë t’i kthejnë ato para, që është edhe logjike. Kur lënda të arrijë te përmbaruesi, pagesa patjetër duhet të realizohet. Në rastet e këtilla, kur bëhet fjalë për shumë më të vogël se 1.000 euro, i iket pagesës së dhunshme të borxhit me anë të konfiskimit të pronës, për shkak se kjo masë ka harxhime të mëdha. Për shembujt e këtillë, kur shumat rrotullohen nën 60 mijë denarë, metoda më e shpeshtë që përdoret ndaj borxhliut është bllokimi i llogarive të tij”, sqarojnë përmbaruesit.

Deri në fund të shtatorit, sipas të dhënave nga Oda e përmbaruesve, me anë të bllokimit, nxjerrjes së parave nga llogaritë, konfiskimit të pronë së tundshme dhe të patundshme, janë kthyer borxhe në vlerë prej 79 milionë euro.

Nga kjo shumë parash, madje 25,4 milionë euro janë borxhe të kthyera mu nga qytetarët, në bazë të vendimeve ekzekutive. Deri në fund të shtatorit, te përmbarzesitr kanë ardhur mbi 100 mijë lëndë për veprim, të cilat i përfshijnë jo vetëm qytetarët, por edhe sektorin privat dhe atë shtetëror. Ajo që alarmon sipas analizës së Odës së përmbaruesve është realizimi i zvogëluar i lëndëve, që në mes tjerahs është rezultat i fuqisë së dobësuar financiare të qytetarëve dhe të firmave për t’i paguar borxhet e papaguara dhe me afat të skaduar.

Përkeqësim të pagesës regjistroi edhe Banka Popullore në bazë të të dhënave nga muaji tetor. Kështu, në muajin e nëntë të këtij viti, janë bllokuar 38.760 qytetarë. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i personave fizikë që janë bllokuar është rritur për 10.000 qytetarë.
Në të njëjtën kohë, rritet edhe numri i llogarive të bllokuara, që dallon nga numri i qytetarëve të bllokuar. Kështu, në tetor, numri i llogarive të bllokuara të personave fizikë ka arritur në 107.167, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2012 është më e madhe për 26.400 llogari të reja të bllokuara.

Kartelat kreditore edhe më tej janë mënyra për atraktive dhe më e lehtë e për marrjen e huave nga aana e qytetarëve, por në të njëjtën kohë edhe burimi më i shtrenjtë i parave, i ngarkuar me kamata të rregullta dhe ndëshkuese. Në formë të përmbledhur, pothuajse çdo qytetar disponon me nga një kartelë ose çdo i punësuar në vend ka nga 2,3 kartela në kuletën e tij.

Aneta Dodevska, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button