LR-PDSH: Dënojmë sulmet terroriste në Ankara, që në thelb janë jo-humane!

LR-PDSH pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në qendër të kryeqytetit të Turqisë, në Ankara ku si pasojë humbën jetën 34 persona dhe 125 të tjerë u plagosën, dërgoi telegram ngushëllimi në të cilin shprehë ngushëllimet për popullin turk dhe familjarët e viktimave.

“LR-PDSH dënon ashpër aktet e sulmeve të mbrëmshme terroriste në Ankara, dhe njëherit solidarizohemi me familjarët e viktimave dhe shtetin e Turqisë në këto moment të vështira.

Lufta kundër terrorizmit është aktivitet i gjithë neve për të ndaluar sulme të këtilla që në esencë janë jo-hmane. Prandaj, parandalimi i sulmeve të këtilla me bilance tejet negative, do duhet të përbëjë përpjekjet tona të  ardhshme.

Të përpiqemi të gjithë që krahas dhimbjes së humbjes së jetëve të njerëzve të pafajshëm të reflektojmë për punën që duhet bërë bashkërisht që të jetojmë në harmoni, paqe dhe solidaritet mes nesh!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button