Janeva e dorëzoi raportin për gjashtë muajt e parë nga puna e saj

Prokuroria Speciale Publike, gjegjësisht Katica Janeva е ка dorëzуар raportin për punën e saj para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, njofton Portalb.

Në një deklaratë , zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristevska, ka thënë që raportin e dorëzon prokurorja speciale, Katica Janeva, por nuk është e obliguar që atë ta bëjë publikisht.

Deri më tani Janeva dhe ekipi i saj i prokurorëve, hapën procedura para-hetimore për disa lëndë ndërsa procedurë hetimore u hap për rastin “TitaniK” ku disa zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE-së dhe ish përfaqësues aktual që mashtrohen për mashtrime zgjedhore.

Në raportin e PSP-së gjithashtu tregohet se institucioni në fjalë përballet me obstruksionet në punën e saj. Kjo është vetëm ripërsëritje e qëndrimit sepse kujtojmë se Prokuroria Speciale, më 2 mars, 2016, propozoi ndryshimin e Kodit Penal dhe futjen e veprës së re penale – pengim të drejtësisë, e cila do të jetë në krye të veprave penale kundër gjyqësorit.

Nga Prokuroria Speciale njoftojnë se janë nisur 15 procedura parahetimore, të cilat janë në lidhje me financimin e mediumeve, keqpërdorimin e procedurave për prokurim, larje parash, korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, hetime financiare, keqpërdorim të procedurave për punë ndërtimore etj.

Raportin në fjalë mund ta lexoni në këtu: Raporti i Prokurorisë Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button