Komiteti i Helsinkit: Të mos pengohet puna e Prokurorisë Speciale Publike

Në raportin mujor të Komitetit të Helsinkit bëhet thirrje që të mos pengohet puna e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku theksohet bashkëpunimi i patjetërsueshëm i institucioneve me PSP-në, për dorëzimin e të gjitha dokumetnacioneve dhe informatave, që do të mundësonin hetime kundër të gjithë të dyshuarve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij raporti, Komiteti i Helsinkit është thellësisht i shqetësuar për interpretimet në Gjykatën Kushtetuese rreth vendimit të Kuvendit për shpërndarjen dhe karakterizimin e këtij vendimi si akt intern i Kuvendit, duke reaguar ashpër ndaj praktikës së vazhdueshme të kësaj Gjykate për t’u shpallë si e papërgjegjshme për punë të cilat sipas Kushtetutës, Ligjeve dhe Rregullores së Gjykatës, përfshihen në kuadër të punës së Gjykatës, por që kanë të bëjnë me procese me rëndësi politike dhe juridike në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button