Kush na ka faj?

Është e vështirë t’i qasesh një çështjeje këtu te ne nga këndvështrimi pozitiv, optimist, shpresëdhënës dhe premtues, megjithëse shpesh njerëzit kanë nevojë mu për këto veti a tipare. Në këtë kontekst, po e them që jemi me fat që jetojmë në një ambient të mrekullueshëm natyror, të rrethuar me male të larta, me fusha pjellore, me ujë të pastër e të ftohtë burimesh malore, dhe me botë të llojllojshme bimore e shtazore. Kjo vërehet më së miri po të ndërmerrni një shëtitje përreth Tetovës, përfshirë rrugët që lidhin fshatrat ndërmjet tyre rreth e përqark qytetit. Natyrisht që kjo më së miri bëhet me biçikletë që është edhe një nga format më të mira të aktivitetit fizik dhe relaksimit shpirtëror e mental. Prandaj, po e shfrytëzoj këtë moment për të inkurajuar të gjithë, në veçanti rininë të fillojnë të merren në mënyrë më aktive me sport dhe posaçërisht me aktivitetin e çiklizmit.

Ai që e prish tërë këtë fotografi idilike dhe vërtet frymëzuese është, si gjithmonë, faktori NJERI. Krahas peizazheve si në përralla që mund t’i hasni nëpër këto vise, një tjetër fenomen, jo i ri, po ndodh gjithandej. Ata që kanë lëvizur nëpër këto hapësira, e dinë mirë se për çka e kam fjalën: MBETURINAT – të grumbulluara nëpër mini-deponi të egra që kanë mbirë në çdo cep dhe që flasin shumë për trajtimin dhe qasjen tonë ndaj natyrës dhe të mirave tjera që na i ka falë i madhi Zot. Ky veprim kaq i shëmtuar dhe i pistë nuk arsyetohet me asgjë. Kjo vetëm se tregon edukatën tonë familjare, shoqërore, fetare, shkollore dhe çfarëdo tjetër ndaj natyrës, ambientit që na rrethon, pasurisë dhe pronës kolektive, e kështu me radhë. Është tmerruese dhe për të ardhur keq ajo çka po ndodh me ne. Kjo dëshmon edhe për një egoizëm, shpirtligësi dhe gjendje të mjerë mendore për të gjithë kryerësit e këtyre veprave kriminele, me të vetmin qëllim – pastrimin dhe rregullimin vetëm të shtëpive tona të shtrenjta dhe oborreve të rrethuara me mure të larta – asgjë tjetër përtej kësaj. Paçka se të tjerët vuajnë; paçka se natyra dëmtohet; paçka se ajri ndotet; paçka se flora dhe fauna pëson mutacion dhe zhduket. Kryesorja është që shtëpia dhe oborri IM të duken mirë… të tjerët vafshin në djall.

Të nderuar lexues,

Po ju bashkëngjis më poshtë disa fotografi të këtij krimi ekologjik që po na mbërthen nga të gjitha anët. Kësaj radhe do të rezervohem nga akuza të mëtejme sepse konsideroj që fajtorët më të mëdhenj dhe kryesorë të tërë kësaj katrahure jemi NE dhe askush tjetër.

Zoti na udhëzoftë!

Mbeturinat Tetove (7)

Mbeturinat Tetove (6)

 

Mbeturinat Tetove (5)

Mbeturinat Tetove (4)

Mbeturinat Tetove (3)

dav

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button