EKSKLUZIVE: Shpëtim Duro trajner i ri i Shkëndijës së Tetovës

Ekipi i Shkëndijës së Tetovës pasi që ka larguar nga detyra e trajnerit Gjore Jovanovskin, në mënyrë eksprese ka emërtuar dhe pasardhësin e tij.

Ekipi kuqezi nga Tetova në vazhdim të kampionatit do të drejtohet nga 53 vjeçari Shpëtim Duro.
Duro për momentin do të jetë ushtrues detyre trajner dhe do të udhëheq ekipin në tri ndeshjet e ardhshme. Deri më tani ky trajner i njohur shqiptarë, ka qenë trajner i ekipeve të kampionatit të Shqipërisë, Vllaznia, Shkodrës dhe Besës. 

Kryesia e KF Shkëndija, pas një analize të mirëfilltë të rrjedhave në ditët e fundit mori vendim që të ketë ndryshim në stafin teknik. Gjore Jovanovski bashkë me ndihmësit e tij, Tome Trajanovski dhe Boris Micevski me një vendim të menjëhershëm u liruan nga ushtrimi i detyrave të tyre. Seancën e sotme stërvitore të ekipit të parë e udhëhoqi kapiteni i ekipit, Nebi Mustafi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button