AP: Pjesa dërmuese e grave dhunohen nga burri apo partneri dhe heshtin!

25 nëntori është dita botërore për eliminin e dhunës ndaj grave.

Dhuna jo që eliminohet por ajo dita dita ditës shtohet, kështu flasin të dhënat zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Gratë sipas Avokatit të popullit druajnë dhe nuk e paraqesin dhunën, por kjo gjendje duhet të ndryshojë.

‘Me të vërtetë numri është simbolik i graver të cilat marrin guximin dhe e paraqesin dhunën në familje dhe kërkojnë ndihmë nga AP, por kjo është edhe për institucionet tjera. Arsyet pse në kaq pak paraqiten dhe kërkojnë ndihmë vlerësoj se janë të shumëta, këtu përfshihet zhvillimi i shoqërisë, në anën tjetër niveli i edukimit, traditat, rrethi ku jetojmë…’ thekson Memeti.

Ky institucion rregullisht ndjek çështjet me familjet problematike, thotë Ixhet Memeti.


‘Nga të dhënat që kemi ne apo nga perceptimi që kemi prej qytetarëve të cilët ankohen tek ne lirisht mund të them se dhuna në familje, posaqërisht ndaj gruas është mjaftë e theksuar. Rastet më të shpeshta të dhunës në familje viktime, është gruaja, apo shpesh ndodh që në mënyrë indirekte të rritet dhuna në familje dhe viktim të jetë edhe fëmija, që janë si rezutat i mosmarrveshjeve të qiftit janë viktima gratë dhe fëmijët’ tha Memeti.

Institucionet të punojnë në promovimin e të drejtave të grave, gratë të vetdijësohen dhe të paraqesin dhunën!


‘Shoqëria jonë duhet të punojë ende sa i përket dhunës në familjes, që ushtrohet ndaj gruas, nga një anë gratë që kanë probleme dhe ngurojnë ta paraqesin një gjë të tillë, duhet të inkurajohen ta paraqesin një gjë të tillë dhe institucionet tu garantnë siguri dhe mundësi që ata të mund në të vërtetë të trajtohen si viktima të dhunës. Pra në shoqërinë tonë duhet mjaftë punë qoftë në aspekt të promovimit të drejtave të gruas dhe ajo të jetë e barabartë qëë ajo të jetë e barabartë që dhuna të denoncohet dhe në anën tjetër shoqëria apo institucionet të ushtrojnë punën e tyre dhe ti sigurojnë që ata të mos të jenë viktima’ tha Memeti.

Në 1993, Deklarata e Vjenës dhe Programi për Veprim përkufizuan dhunën ndaj grave si “një akt i dhunës me bazë gjinore që rezulton në dëmtim fizik, seksual, psikologjik apo vuajtje të grave apo kërcënim për akte të tilla, një shtrëngim apo heqje e paarsyeshme e lirisë, të cilat ndodhin në jetën private dhe atë publike”.

Format e dhunës me bazë gjinore përfshijnë, por nuk janë vetëm: dhuna në familje, abuzimi seksual, përdhunimi, ngacmimi seksual, trafikimi i grave, prostitucioni i detyruar dhe praktika lënduese tradicionale.

Dhuna ndaj grave është një formë e përhapur e dhunimit të të drejtave të njeriut, e cila është llogaritur se mund të prekë, në një formë a në një tjetër, një në tre gra në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një nga format më të zakonshme të dhunës ndaj grave është ajo e ushtruar nga bashkëshorti ose partneri intim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button