Organizatat e gazetarëve: kërkojmë takim me presidentin e vendit dhe Parlamentit, duam seriozitet në reforma!

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, Instituti maqedonas i gazetarëve, Këshilli për etikë në media dhe Instituti për studime komunikimi në periudhën e ardhshme do të punojnë për t’i bindur institucionet shtetërore dhe partitë më të mëdha, që para 5 qershorit, të bëhen reforma serioze mediatike, raporton Portalb.

Për këtë arsye këto organizata të premten kanë dorëzuar kërkesë për takim me kryetarin Gjorge Ivanov, kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe me liderët e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

“Me këtë iniciativë duam ta marrim pjesën e përgjegjësisë tonë si gazetarë, ekspertë mediatik dhe punëtor, të punojmë me institucionet e interesuara dhe të sigurojmë media profesionale dhe të lira. Nga kryetari Ivanov do të kërkojmë mbështetje për përmirësimin e gjendjes së lirisë së mediave dhe Maqedoninë ta tërheqim nga grupi i vendeve afrikane në rang listat ku masovikisht thehen liritë e mediave. Ivanov, si kryetar ka kompetenca të kujdeset për imazhin e Maqedonisë në botë si vend i lirë dhe demokratik. Me vendin e 117 në indeksion e reporterëve pa kufij dhe me vendin e fundit në rajon sipas Fridom Haus, Maqedonia rrezikon para botës të legjitimohet jo jodemokratike dhe jo e lirë. Nëse kemi mundësi të takohemi me Trajko Veljanovskin duam të tregojmë se Kushtetuta e Maqedonisë garanton lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Obligim i Kuvendit nuk është vetëm sjellja e Kushtetutës por edhe kujdesi që të aplikohet. Besojmë se Kuvendi mund të luaj rol kyç në përpjekjen për të përmirësuar gjendjen në media. Nga liderët e katër partive më të mëdha: VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH; Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi, do të kërkojmë përgjegjësi pse dështuan bisedimet për reformat në media. A ishte problem te macat e lehtësuesit ose partive nuk u pëlqyen propozimet për reformat sistematike në media”, potencoi Naser Selmani nga SHGM.

Liderët me Marrëveshjen e Përzhinos obligohen t’i kryejnë reformat në media, porosisin nga organizatat e gazetarëve.

“Rekomandimi i KE-së për nisjen e bisedimeve është kushtëzuar. Nëse këta parti nuk e aplikojnë Marrëveshjen e Përzhinos dhe reformat urgjente të kërkuara nga BE, vendi do të rrezikojë ta humb rekomandimin dhe perspektivën evropiane të vendit. Ne insistojmë që bazë e bisedimeve për mediat të jenë propozimet e lehtësuesit Piter Vanhojte. Do të insistojmë fortë që të ndalet propaganda qeveritare në media, depolitizimin e organeve udhëheqëse në RTVM dhe Agjencinë për media, zvogëlimin e obligimeve dhe dënimeve për mediat private dhe për transparencë më të madhe institucionale”, theksoi Selmani.

Ai zotohet se së bashku me organizatat tjera do të insistojnë që në këto bisedime eventuale të jenë edhe përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së, si lehtësues dhe garantues të Marrëveshjes së Përzhinos.

“Ne si organizata jemi të interesuar te bashkëpunojmë me institucionet për rëforma në media dhe nuk do të lejojmë ndryshime kozmetike në ligjet për media të prezantohen si reforma mediatike”, përfundoi Selmani.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, Instituti maqedonas i gazetarëve, Këshilli për etikë në media dhe Instituti për studime komunikimi presin që gjatë kësaj jave ndonjëra prej institucioneve t’i përgjigjet kërkesës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button