Komuna e Vrapçishtit e hedhë poshtë denoncimin për mosrespektim të gjuhës shqipe

Udhëheqësia e Komunës së Vrapçishtit,  ka hedhur poshtë një denoncim që ditë më parë është bërë në redaksinë e Portalbit, që sipas denoncuesit, komuna në fjalë ka shkelur ligjin duke mos e respektuar gjuhën shqipe, gjegjësisht procesverbalet e komunës i ka bërë vetëm në gjuhën maqedonase.

“Personi që ka dërguar proces verbalin në gjuhën maqedonase ka pasur për qëllim që t’i bëj dëm Komunës së Vrapçishtit, me arsye të panjohura për ne! Portale të ndryshme kanë publikuar këtë lajm të pavërtetë duke mos hulumtuar dhe kanë krijuar hidhërim te qytetarët e Komunë së Vrapçishtit të cilët e dinë realitetin ndërsa te qytetarët në nivel të shtetit krijojnë huti perceptim të gabuar. Faktet dhe argumentet i kemi dhe mund të shqyrtohen në arkivin e Komunës sonë”, thonë për Portalb nga Komuna e Vrapçishtit.

Ditë më parë është denoncuar një rast ku sipas denoncuesit, i cili ka preferuar të ngelet anonim, Komuna e Vrapçishtit ka bërë shkelje të ligjit, gjegjësisht, procesverbalet e seancave të Komunës i ka shkruar vetëm në gjuhën maqedonase. Bashkë me denoncimin personi në fjalë, ka dërguar edhe një kopje të procesverbalit nga seanca e Komunës së Vrapçishtit e mbajtur më 26.02.2016.

Redaksia jonë është interesuar për çështjen në fjalë duke kontaktuar me përfaqësuesin e Këshillit të Komunës së Vrapçishtit nga radhët e PDSH-së, Zudi Hamidi, i cili për Portalb tha se për shkaqe që procesmbajtësi ka qenë i nacionalitetit turk, në tre seancat e fundit është bërë lëshim duke e shkruajtur procesverbalin vetëm në gjuhën maqedonase, përndryshe tjera herë gjithmonë ka qenë në dy gjuhë me përjashtime të vogla.

Siç shpjegon Hamidi, më pas, ekstrakti i proces verbalit gjatë mbajtjes së seancës së fundit është sjellë i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, megjithatë nuk është votuar. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button