Tre polic në paraburgim pasi plaçkitën njëmbëdhjetë emigrant

Tre polic të punësuar në stacionin policor  në vendkalimin kufitar ‘Bogorodica’, kanë përfunduar në paraburgim  8 ditorë pasi kolegët e tyre  kanë zbuluar se kanë plaçkitur  11 emigrant ilegal të cilët paraprakisht I kanë zënë në Gjevgjeli. 

Ministria për punë të brendshme informon se  emigrantëve në  fjalë gjatë kapjes u janë marrë 300 euro  dhe 8 celularë. Emigrantët I kanë njohur policët  të cilët ua kishin marrë të hollat dhe telefonat celularë, transmeton Alsat M. 

Padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare  kanë marrë nëpunësit policorë me iniciale K.P. 40 vjeç; P.M. 37 vjeç; që të dy nga Prilepi dhe B.GJ. 28 vjeç nga Gostivari. Tek I pari janë gjetur 155 euro dhe tre celularë, tek  polici me inicialet P.M.  130 euro dhe 3 telefona, derisa tek B/GJ.  Janë gjetur vetëm 10 euro dhe 2 telefona.

Lajme të ngjashme

Back to top button