Qytetarët sot në protestë dhe rojë nate për mbrojtjen e Kushtetutës

Petrit Saraçini
Petrit Saraçini

Hajde! – Platforma për Politikë Qytetare u bëri thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre apo anëtarësinë në organizata, shoqata, iniciativa, sindikata dhe parti politike, të marrin pjesë masovikisht në protestë dhe roje nate për ruajtjen e Kushtetutës, që do të fillojë sot në ora 18, me marsh protestues nga Qeveria, ndërsa do të vazhdojë me rojë gjatë tërë natës para Gjykatës Kushtetuese dhe pritje të fillimit të sesionit të saj të planifikuar për të mërkurën në mëngjes, më16 mars, kur gjykata do të shqyrtojë iniciativën për anulim të pjesëve të Ligjit për Falje, gjë që do t’i mundësojë presidentit të shtetit të falë persona të lidhur me krim zgjedhor dhe vepra të tjera të rënda penale, njofton OJQ Civil.

Këtë thirrje e ka mbështetur LSDM, duke vlerësuar se obligim i secilit është që ta mbrojë Kushtetutën.

Në marshimin sotëm, qytetarët nga Qeveria do të drejtohen kah Zyra e Presidentit për kontakt me qytetarët në “Rekord”, më pas drejt Kuvendit të RM, e në fund do të arrijnë para Gjykatës Kushtetuese dhe do të qëndrojnë atje gjatë natës.

Në konferencën për shtyp para Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e Platformës për Politikë Qytetare “Hajde!”, Uranija Pirovska dhe Petrit Saraçini, i theksuan kërkesat e qytetarëve, duke u bërë thirrje pesë gjykatësve kushtetues, Elena Gosheva, Nikolla Ivanovski, Vladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Jovan Josifovski, që medoemos të anulojnë vendimin për faljen dhe se patjetër duhet të japin dorëheqje.

Uranija Pirovska
Uranija Pirovska

Pirovska dhe Saraçini përkujtuan se kjo është iniciativa më e shpejtë e shqyrtuar e Gjykatës Kushtetuese në historinë e saj, ndërsa mënyra dhe shpejtësia me të cilën Gjykata vlerëson nismat tjera të qytetarëve, siç ishte nisma me mijëra nënshkrime të qytetarëve për ligjet e honoraristëve, si dhe mënyra se si vendosej për lustracionin, shpërbërjen e shtyrë të Parlamentit, dëbimin gazetarëve nga Kuvendi më 24 dhjetor, në mënyrë të qartë tregojnë se Gjykata Kushtetuese vepron nën diktatin politik të pushtetit.

“Falja për akte të tilla është rrënim direkt i themelit të demokracisë – zgjedhjeve të lira. Qytetarët, të cilët janë bartës të sovranitetit sipas të Kushtetutës, nuk do të lejojnë më askënd që të luajë me vendin e tyre, dhe do të përdorin të gjitha mjetet demokratike në dispozicion të tyre. Në qoftë se të mërkurën, Gjykata Kushtetuese nuk vepron në pajtim me kërkesat tona, protestat do të vazhdojnë “, porositën aktivistët qytetarë.

Përndryshe, BE ka porositur se nëse ndryshohet ligji aktual i cili është që nga viti 2009, do t’i dëmtojë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike.

Ditë më parë ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, tha se nuk ka nevojë të ndryshohet Ligji i amnistisë.

“Unë mbaj qëndrimin e vitit 2009-të kur u votua ligji në Kuvend dhe edhe më tutje vlerësoj se nuk duhet të ndryshohet”, tha Jashari, përcjellë Portalb.

Kujtojmë se të mërkurën më 9 mars, Gjykata Kushtetuese e miratoi tekstin e vendimit për iniciativën për falje për të dënuarit për mashtrime zgjedhore.

Më 24 shkurt të këtij viti, 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e kaa kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, madje deri në atë shkallë saqë do të ketë mundësi që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore dhe pedofili.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Kundër këtij vendimi, qindra qytetarë nën organizimin e platformës për politikë qytetare “Hajde”, kanë protestuar disa ditë përpara Gjykatës Kushtetuese.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Portalb

LEXO: BE: Gjykata Kushtetuese i pengon përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së

LEXO: Protesta përpara Gjykatës Kushtetuese: Ta mbrojmë Kushtetutën nga gjykatësit (FOTO+VIDEO)

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese (FOTO/VIDEO)

LEXO:Protestuesit hedhin letra tualeti para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO/FOTO)

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Edhe sonte protesta para Gjykatës Kushtetuese të Shkupit (FOTO)

LEXO: Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak

LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button