Shkup, paditen gjashtë persona të dyshuar për trafikim droge

Policia e Shkupit ka dërguar raport të veçantë për gjashtë akuza penale per mbajtje të lëndëve të ndryshme narkotike si dhe një akt akuzë për mbajtje të armëve pa leje.

Akuza penale për “Kultivimin dhe lëshimin në treg të lëndëve narkotike”, iu është rferuar personave E.B. (18) i cili në ahengun që është organizuar për nder të Bob Marley në Parkun e Qytetit, ka blerë një qese prej 18, 94 gramë marihuanë për 1500 denarë.

Për posedim dhe shitje të drogës janë akuzuar edhe M.M (37), P.T. (24), S.C. (26), D.M. (24).

Kurse në raportin policor po ashtu thuhet se tek A.Z. (33) janë gjetur armë për të cilat nuk ka pasur leje t’i posedojë si dhe arsenal ndërkaq tek personat P.J. (20) dhe I.J. (50)  janë gjetur sasi të llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike.

Lajme të ngjashme

Back to top button