Der Spiegel: Prokuroret e guximshme që po luftojnë shtetin mafioz në Maqedoni

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim prokuroreve ‘speciale’ në Maqedoni, duke e paraqitur luftën e tyre të pa kompromis ndaj shtetit mafioz dhe kriminal.

Elita politike në Maqedoni është e përfshirë në aktivitete kriminale, bëhet fjalë për mashtrime zgjedhore, përgjime dhe korrupsion.

Hetimet i ka filluar Prokuroria Speciale. Tri prokuroret kryesore janë popullarizuar për guximin e tyre, shkruan gazeta, në të artikull me titull “ Prokuroret e paprekura kundër shtetit mafioz në Maqedoni”.

Prokurorja kryesore, Katica Janeva thotë se, “Drejtësia do të fitoj. Ndjehem e lirë dhe e fortë, sepse Kushtetuta dhe ligjet janë në anën time. Nëse të tjerët heshtin, unë do të flasë”.

Shpiegel fletë edhe për guximin e prokurores shqiptare Fatime Fetai, e cila para opinionin e prezantoi rastin e parë “Titanik”, ku bëhet gjalë për mashtrime zgjedhore nga ana e “një grupi të organizuar kriminal” i përbërë nga ministra dhe zyrtarë të shtetëror.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: Mazedonien: Die Unbestechlichen gegen den Mafia-Staat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button