Obama: ndaleni gjuhën e urrejtjes

Presidenti i ShBA-së, Barak Obama, ka paralajmëruar kandidatët presidencialë që të shmangin gjuhën e urrejtjes në fjalimet e tyre pasi një gjë e tillë mund të nxisë tensione mes mbështetësve.

Ai tha se pretendentët e Shtëpisë së Bardhë nuk duhet që të ofendojnë, e aq më tepër të përçojnë mesazhe dhune. Një deklaratë e tillë vjen menjëherë pas anulimit të një takimit elektoral të Donald Trump, veprim që u ndërmor për shkak të dhunës që shpërtheu mes protestuesve dhe mbështetësve të miliarderit.

Për ngjarjen, kanë reaguar edhe kandidatët demokratë në garën presidenciale Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.

Ish-sekretarja e Shtetit Clinton, theksoi se Donald Trump nuk po tregon aftësitë e një lideri, por të një personi që po përçan shoqërinë amerikane.

“Nëse luan me shkrepëse mund të ndezësh një zjarr që nuk mund t’a kontrollosh. Ky nuk është lidership, është një zjarrvënie politike”, ishin fjalët e saj.

Nga ana tjetër, Sanders tha se Donald Trump duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën pasi retorika e tij ka përcjellë mesazhe mja ft të gabuara në radhët e mbështetësve.

Protestuesit kundërshtuan ashpër politikat e propozuara nga Trump në lidhje dëbimin e emigrantëve si dhe për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor me Meksikën.

Takimet e tij elektorale janë pezulluar përkohësisht edhe më herët, por kjo është hera e parë që situata përshkallëzohet në dhunë dhe në anulimin përfundimtar të tubimit partiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button