‘Djaloshi i artë’ Besir Alili me medalje të artë në Gallabovo

Sukseset vendore dhe ndërkombëtare për klubin e mundjes Liria nuk kanë të ndalur. Ashtu edhe si që kishin paralajmëruar se pas dominimit në mundjen vendore, do të atakojnë edhe majet e piadestalit në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe ndodhi.
Në turneun e fuqishëm për fëmijë “Zlati Rodev” në Gallabovo të Bullgarisë, edhe atë nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (UWW), pas dy medalejeve të fituara dje (të argjendtë dhe të bronztë), sot e mbyllën paraqitjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me medalje të artë.

Djaloshi i artë Besir Alili në kategorinë deri më 32 kg, kaloi me sukses të gjitha pengesat në fund duke u ngjitur në majën më të lartë të paidestalit në këtë kategori. Duhet cekur që rrugëtimi i Besirit deri te e arta nuk ishte edhe aq i lehtë, pasi ai u desht të mposht edhe kampiona ballkanik për fëmijë, që të vij deri te medalja.
Pos kësaj, Besir Alili, nga ana e organizatorëve u shpall mundësi më i mirë i huaj, një arritje tjetër e madhe, që flet për rezultatin e shkëlqyeshëm të tij.
Me këtë sukses të ri Liria nga Gallabovo e Bullgarise kthehet me rezultate të shkëlqyeshme, pasi nën prirjen e trajnereve Sufijan Ismaili dhe Ramadan Shabani, atje udhëtuan gjashtë mundës, ndërsa fituam tri medalje, një të artë, argjendtë dhe të bronztë dhe mundesi i tyre u shpall mundësi më i mirë i huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button