Vëllazërimi vazhdon me fitore dhe i afrohet kreut

Liga e Dytë e Maqedonisë është bërë aq interesante, sa që pothuajse të gjitha ekipet mundë të luftojnë për pozitën e parë e të dytë, si dhe atë të tretë që u mundëson të luajnë ndeshjen e balotazhit për kualifikim në Ligën e Parë.

Këtë të diele u luajtën dy duele të mbetura të javës së 17-të. Ku u takuan Teteksi dhe Vëllazërimi si dhe Pelisteri – Makedonija Gj.P. Skuadra e Vëllazërimit ka vazhduar ecurinë e mbarë dhe ka rrëzuar nga pozita e parë liderin e tabelës, Teteksin duke e mundur në cilësinë e mysafirit me rezultat 2:1.

Në pjesën e parë të takimit Murat Adili ka shënuar golin e vetëm të 45 minutave të para, duke realizuar në minutën e 26-të.

Pjesa e dytë e takimit përsëri i takoi Vëllazërimit që insistonte të shënojë dhe golin e dytë. Pikërisht në minutën e 77-të shkupjani Shaban Sulejman shënoi një eurogol nga 35 metra për 0:2. Teteksi zbuti rezultatin vetëm gjashtë minuta para fundit me golin e Benjamin Demirit, por që kjo doli të jetë dhe rezultati përfundimtarë. Në duelin e dytë Pelisteri dhe Makedonija Gj.P nuk kishte fitues dhe ku shënuan nga një gol. Pas javës së 17-të, Vëllazërimi tani është në pozitën e katërt me 25 pikë, një më pak se lideri “Skopje” që është i ndjekur po me 26 pikë sa kanë edhe Teteksi i dyti dhe Makedonija GJ.P i treti. /Portalb /

Tabela e klasifikimit: 1. “Skopje” 26 pike, 2. Teteksi 26, 3. Makedonija GjP 26, 4. Vëllazërimi 25, 5. Ljubanci 25, 6. Pobeda 23, 7. Pelisteri 22, 8. Euromilku 21, 9. Gostivari 20, 10. Kozhufi 10 pikë.

Rezultatet e javës së 17-të:
Teteksi – Vëllazërimi 1:2
“Skopje” – Kozhufi 1:0
Pelisteri – Makedonija GjP 1:1
Euromilku – Gostivari 0:0
Lubanci – Pobeda 0:1

Javën e 18-të takohen:
Vëllazërimi – “Skopje”
Pobeda – Euromilku
Gostivari – Teteksi
Kozhufi – Pelisteri
Makedonija GjP – Lubanci

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button