Turqia tronditet sërish, shpërthim i fuqishëm në qendër të Ankarasë (FOTO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të kryeqytetit të Turqisë, në Ankara. Reuters shkruan se shpërthimi ndodhi në një park në qendër të qytetit. Shkaqet e ngjarjes janë ende të panjohura për momentin dhe nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima.
Në vendin e ngjarjes ku ngjau shpërthimi kanë mbërritur një numër i madh i ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve. Policia ka bllokuar këtë pjesë të qytetit nga frika se mund të ketë shpërthime të reja.


Në Twitter komentohet se ka shumë viktima. Edhe disa media në Turqi raportojnë se ka disa të vdekur, por mbetet për t’u konfirmuar.

Eksplozion në Ankara  13.03.16
Eksplozion në Ankara 13.03.16

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button