Funksionarët e BDI-së kritikojnë opozitën duke e quajtur gënjeshtare dhe parti kafenesh

Ministri i pushtetit lokal, Lirim Shabani tha se Rinia e Likovës është e radhitur pas Bashkimit Demokratik për Integrim, sot në fshatin Hotël të komunës së Likovës ku u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Forumit rinor të BDI-së -Dega e Likovës.

“Ditët e fundit qytetarët e Likovës shohin se disa parti vijnë nëpër klasa të shkollave të mbajnë kuvende me nga 50 persona. Dallimi është se ne kështu i bëjmë tubimet dhe se BDI nuk është formuar në kafene dhe në rrugë. Para shefit të shtabit deklaroj se kjo rini është më se e gatshme ti bartë proceset për të mirën e shqiptarëve”, tha ai.
“Forumi rinor është një segment kyç për një subjekt politik të shëndoshë. Nuk dyshoj se me datë 5 qershor do festojmë fitoren e radhës në Likovë dhe në tërë Maqedoninë. E nderuara rini, zgjedhjet e 5 qershorit janë më të rëndësishme për BDI-në, por është edhe për të gjithë shqiptarët në Maqedoni. Disa parti politike në mënyra të ndryshme po luftojnë politikat e BDI-së duke shantazhuar e gënjyer. Nuk ka forcë politike as maqedonase e as shqiptare që e ndal turin dhe forcën e BDI-së së udhëhequr nga Ali Ahmeti”, tha Neziri.

Për kryetar i Forumit Rinor dega e Likovës së Bashkimit Demokratik për Integrim u zgjodh Xheneti Iseni.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button