Shpallet orë policore në dy qytete të Turqisë

Njoftohet se në qarqet Yüksekova dhe Nusaybin, të qyteteve juglindore të Turqisë, Hakkari dhe Mardin, është shpallur orë policore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e prefekturës së Hakkari-t, u theksua se: “Për të garantuar sigurinë e jetës dhe materialeve të qytetarëve, për të rivendosur rendin publik, paqen dhe sigurinë të prishur nga ngjarjet terroriste të cilat janë rritur në qark, sipas ligjit administrativ provincial duke përfshirë të gjithë qarkun do të zbatohet orë policore duke filluar prej 13 marsit 2016 ora 22.00 deri në një njoftim të dytë”.

Ndërsa në njoftimin për qytetin Mardin është njoftuar se duke filluar prej 14 marsit ora 00.00 deri në një njoftim të dytë do të zbatohet orë policore për të pastruar gropat, barrikadat dhe kurthet me bombë të krijuara nga ana e terroristëve dhe për të siguruar sigurinë e jetës dhe materialeve të qytetarëve dhe për të rivendosur rendin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button