Koreja e Veriut kërcënim të ri kundër SHBA-së

Koreja e Veriut mund të “fshijë nga faqja e dheut tërë Manhattan-in” me një bombë me hidrogjen, ka thënë të shtunën njëri nga shkencëtarët e shtetit autoritar për çështjet bërthamore i cituar në raportet e Koresë së Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta zyrtare e “Veriut”, “DPRK Today” ka përsëritur pohimin se Pyongyang-u zyrtar ka arritur të zhvillojë koka bërthamore në miniaturë të cilat si të tilla paraqesin kërcënim për kontinentin amerikan.

Pavarësisht skepticizmit global, artikulli i së dielës i publikuar nga agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap, pohon se arma e re e Koresë së Veriut është shumë më e fuqishme se secila armë të cilën e ka poseduar ish-Bashkimi Sovjetik.

Nga ana tjetër, gazetar e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun ka hedhur poshtë pretendimet e Koresë së Jugut në të cilat Pyongyang-u akuzohej se qëndron prapa sulmeve kibernetike mbi smartfonët e zyrtarëve të Seulit.

Koreja e Veriut në vazhdimësi hedhë poshtë akuzat lidhur me incidentet e hakimit në të cilat janë të përfshirë persona nga Jugu dhe aleatit të tyre, SHBA-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button