Irak, rritet në 670 numri i lënduarve nga sulmi me gaz helmues

Numri i të lënduarve nga sulmi me gaz helmues në jug të Kerkukut për të cilin dyshohet DAESH-i është rritur në 670, deklaroi Fronti Turkmen i Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë sulmit ka vdekur një fëmijë, 670 persona janë helmuar nga të cilët shtatë në gjendje kritike, ku si pasojë janë transferuar në spitalin e Bagdadit, thuhet në deklaratë.

“Ky sulm monstruoz paraqet dëshmi se kjo organizatë ka në shënjestër turkmenët në territoret e Irakut” thuhet më tej në njoftim.

Fronti apelon që qeveria dhe forcat ndërkombëtare të koalicionit të ndërhyjnë menjëherë për çlirimin e fshatit turkmen al-Bashir në mënyrë që të parandalojnë sulmet mbi popullatën në rajonin Turkmen, Taza Khurmatu.

Anëtari i Komisionit Parlamentar të Irakut për Shëndetësinë dhe Ambientin, Abdul Hadi Mohan, deklaroi të premten se personi i parë që pësoi nga sulmet e DAESH-it në Taza Khurmatu, ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi me raketë me mbushje toksike, ndërsa njoftoi se në sulmin në fjalë mbi 400 persona pësuan lëndime.

Ndërkohë, sekretari i Lartë për Koordinim në Këshillin Ministror të Irakut, Torhan al-Mufti, deklaroi të shtunën se një delegacion nga Taza Khurmatu ka takuar kryeministrin Haider al-Abadi dhe ka diskutuar për situatën aktuale pas sulmit me gaz helmues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button