Netanyahu kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit për shkak të testimit të raketave balistike

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit për shkak të testimit të raketës balistike në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka kërkuar që të parashtrojë që vendet e grupit 5+1 urgjentisht të vendosin sanksione ndaj Iranit për shkak të shkeljes së qartë të marrëveshjes për armatimin bërthamor.

Në një njoftim thuhet se kjo situatë vetvetiu është hap dhe provë e madhe në të cilën janë vendet e grupit 5+1 në kontekst të këmbënguljes së respektimit të marrëveshjes së nënshkruar për programin bërthamor.

Më herët u njoftua se Irani këtë javë testoi raketa balistike të mjaftueshme për të sulmuar Izraelin, gjë që u konfirmua edhe nga ana e SHBA-ve. Është theksuar se kjo nuk do të thotë se Irani ka shkelur marrëveshjen, porse do të diskutohet për këtë në Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button