Ymeri: Thaçi frikësohet të përballet me Selimin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një postimi në Facebook, është përfshirë sot në debatin mes komandantëve.

Ai ka thënë se Hashim Thaci frikësohet të përballet me Rexhep Selimin e as t’i jap përgjigje atij.

Sipas Ymerit, Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flas për luftën, e as që e do të vërtetën për të.

Lexojeni të plotë postmin e Visar Ymerit:

“Hashim Thaçi, ky që luftën e ka kaluar larg frontit (siç kishte deklaruar vet në Euonews më 20 shkurt 2014), nuk ka guxim të ballafaqohet, madje as t’i përgjigjet Rexhep Selimit. Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flas për luftën, e as që e do të vërtetën për të.

Nga pozicioni i Presidentit (në tentativë) Thaçi dëshiron ta paraqes veten si unifikues i popullit e jo si militant i klikës udhëheqëse të PDK-së. Prandaj po ka dhe do të ketë më shumë sejmenë të tij që do ta sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e deputetët e saj.

Tash që Veseli po del në skenë, Thaçi është ai që po futet gadualisht prapa skenës. Realitetin e këtij kombinimi jemi duke e jetuar tash e 16 vjet. Fundja, ç‘rëndësi ka cili është dora publike e cili dora e fshehtë” (sic), ka shkruar Ymeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button