4 ushqimet që luftojnë gripin

Fale disa ushqimeve mund t’i bëni balle gripit te stinës. Ja cilat janë ato.

Hudhra

Përveçse përforcon sistemin imunitar, hudhra është edhe antibakteriale e antivirale. Ajo e ndihmon trupin te prodhoje rruaza te bardha dhe antitrupa qe luftojnë infeksionin. E shoqëruar me te tjera produkte pikante si specat djegës, mustarda apo rrepkat mund te luftoje mykun.

Peshku

Salmoni i egër, sardelet dhe skumbri përmbajnë vitamine D dhe omega 3. Këta lloje peshqish ndihmojnë për te larguar inflamacionin dhe mbrojnë organizmin nga bakteret apo viruset. Shoqërojini me pak limon sepse ne këtë mënyrë do ju shtohet edhe vitamina C, e cila lufton infeksionet.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël është e pasur me betakaroten, e cila me pas shndërrohet ne vitamine A. Kjo e fundit favorizon rigjallërimin e shpejte te qelizave pulmonare dhe atyre qe luftojnë infeksionet.

Kërpudhat shiitake

Këto janë kërpudha te veçanta, por qe fale përmbajtjes se AHCC-se e mbrojnë organizmin tone nga viruset dhe gripi. Përbërja e tyre është e njëjtë me mishin, ndërsa shija është delikate sidomos kur përdoret neper salca te ndryshme apo supa.

Lajme të ngjashme

Back to top button