Albana Osmani përfundon në polici! (Foto)

Nuk jemi mësuar që personalitet të njohura të dënohen prej policisë.

Madje, vetë protagonistët e fajit ta bëjnë të ditur këtë fakt përmes rrjeteve sociale.

I një rasti të tillë është edhe prezantuesja dhe bukuroshja shqiptare, Albana Osmani, e cila sot për shkak të mos pagesës së një dënimi në kohën e duhur, transmeton Telegrafi.

Kësaj të fundit Policia e Shqipërisë i ka bllokuar automobilin dhe shoqërua në stacionin policor për të paguar dënimin.

“Nuk janë xhirimet e “Lazarat Burning” por jam e shoqëruar nga Policia e Shtetit ,pasi me bllokuan ‘Kerrin’ sepse kisha gjobe te cilës i kishte kaluar afati i maturimit. Vetëm unë mund te buzëqesh ne ketë rast te ec ne këmbë dy dite si për dite vere!”, ka shkruar ndër të tjerash Osmani në Instagram.

Por, nuk dihet nëse moderatorja shqiptare e ka paguar dënimin, ndërsa dihet se ajo do të merr pjesë në një film hollivudian, i cili ka temë qytetin e Lazaratit, i cili njihet për kultivimin e kanabisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button