Ja ecuria e Kuq e Zinjve me skuadrat e tyre këtë fundjavë

Gol që deri në fund ka mbetur në fuqi dhe futbollisti i Kombëtares është shpallur lojtari i ndeshjes. Koniaspori i Mehas ka fituar për të blinduar vendin e tretë, me mesfushorin shqiptar që ka krosuar goditjen nga këndi, që ka sjellë golin e fitores.

Cikalleshi, pak minuta në humbje.

Rikthimet – Mërgim Mavraj e Ergys Kaçe janë dy rikthimet e kuqezinjve në formacion. Për të dy kuqezinjtë ka qenë një ditë e suksesshme, pasi skuadrat e tyre kanë fituar në transfertë. Mbrojtësi ka fituar 0­2 përballë Hanoverit, ndërkohë që në Greqi, me largimin e Tudorit, Ergys Kaçe ka rigjetur vend në formacionin e PAOK­ut që ka triumfuar 0­3 ndaj Panetolikosit.

Tjetër fitore për Pas Janinën e Andi Lilës që ka një rol të ri, atë të mesfushorit qendror përpara lojës së mbrojtësve.

Kroaci – Dy fitore në transfertë për shqiptarët. Në fillim është RNK Spliti i Amir Rrahmanit që ka mundur 0­1 Belupon dhe më vonë është skuadra e Balajt dhe Roshit që ka kopjuar rezultatin përballë Istras.

Shkodrani ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që mesfushori fierak ka marrë minuta në fund të takimit.

Seria B – Asnjë fitore për shqiptarët e ligës së dytë italiane. Një pikë në barazimin pa gola të Luzernës me Entelën ku Vajushi është aktivizuar në minutën e 57­të, ndërkohë që Peskara me Memushajn në fushë është mundur 1­2 nga Novara. Migjen Basha ka ndjekur nga stoli humbjen e Komos nga Çezena me rezultatin 1­3.

Zvicër – Vaduzi i Armando Sadikut ka barazuar pa gola, por ajo pikë është thuajse pa interes, ndërkohë që skuadra e shqiptarit vijon të mbyllë klasifikimin e kampionatit helvet. Në takimin tjetër, Hyka ka asistuar në golin e parë të Luzernës, që ka triumfuar 2­ 1 përballë Luganos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button