Prindërit që abuzojnë me fëmijët deri në 10 vite burg

Nëse për herë të parë ndodh keqpërdorim apo shpërfillje e të drejtave prindërore, gjegjësisht prindi e detyron dhe e shfrytëzon fëmijën të lypur nëpër rrugë, Qendra për punë sociale fillimisht do ta paralajmërojë prindin për mangësitë dhe duhet të marrë vendim për mbikëqyrje të vazhdueshme mbi ushtrimin e të drejtës prindërore, ndërsa do të zbatojë punë profesionale këshillëdhënëse me prindërit dhe fëmijën. Por nëse prindërit edhe krahas paralajmërimeve sërish e detyronë fëmijën të lypë apo ushtron dhunë ndaj tij, Qendra është e obliguar që përkohësisht t’ua marrë fëmijën, detyrimisht të inicioj  procedurë para gjykatës kompetente dhe të ngritë padi penale kundër prindit.

Kjo parashikohet me ndryshimet e Ligjit për familje të miratuara në seancën e fundit të Qeverisë, të cilat sot në konferencën për shtyp i prezantoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov. 

Ai theksoi se Qendra për punë sociale është e obliguar t’i sigurojë përkujdesje përkatëse fëmijës dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve minoren. 

“Nëse Qendra nuk vepron në këtë mënyrë janë paraparë gjoba në vlerë prej 1.000 deri 1.500 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje të personave të autorizuar zyrtarë, 3.000 deri 5.000 euro për persona juridikë për shkelje ligji dhe 1.500 deri 2.000 euro për personat përgjegjës për shkelje ligji”, theksoi Spasov.

Si keqpërdorim apo shpërfillje e ashpër e detyrave prindërore vlerësohet edhe detyrimi i fëmijës për të lypur, nëse prindi ushtron dhunë fizike apo emocionale mbi të, e shfrytëzon seksualisht, i lejon shfrytëzimin e alkoolit, drogës apo substancave psikotrope, e detyron në sjellje të papranueshme shoqërore, e ka braktisur fëmijën dhe më gjatë se tre muaj nuk kujdeset për të dhe në çfarëdo qoftë mënyre të ashpër i shkel të drejtat e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button