Spasovski: Gjykata kushtetuese të sjell vendime sipas ligjit jo partisë

Ekzistojnë lista të krijuara të cilat kanë ndihmuar në falsifikimin e zgjedhjeve dhe kjo e vërteton tezën se në Maqedoni nuk kemi pasur zgjedhje të lira dhe demokratike, tha sot sekretari gjeneral i partisë opozitare LSDM, Oliver Spasovski, gjatë një takimi me banorët e Gjevgjelisë.

“Elementi i dytë i cili e vërteton dhe konstaton mos pasjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është iniciativa e Gjykatës kushtetuese për lirimin e të akuzuarve. Bëj thirrje Gjykatës kushtetuese që të sjell vendim në bazë të ligjeve të kushtetutës dhe jo në bazë të urdhëresave partiake, sepse ky institucion duhet të mbron Maqedoninë dhe kushtetutën e saj. Një është e qartë, krim ka shumë, njëjtë si edhe korrupsion. Krijimi i listave të rrejshme zgjedhore gjithashtu përbën një krim zgjedhor dhe të gjithë kriminelët duhet të përgjigjen para drejtësisë nëse ne duam që Maqedonia të ecë përpara”, tha Spasovski.

Ai gjithashtu tha se të gjithë duhet të punojmë që të ulim nivelin e korrupsionit dhe krimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button