Aktorja spanjolle e sëmurë me virusin Zika

Aktorja e njohur spanjolle, Nerea Barros ka treguar në një intervistë për El Mundo që ka virusin Zika.

Rasti i aktores është një nga 38 rastet e shënuara në Spanjë dhe mesa duket ajo e ka marrë virusin në Kolumbi, në nëntor, gjatë promovimit të filmit La Isla Minima, për të cilin fitoi në vitin 2015 edhe çmimin si aktorja më e mirë. Gjatë intervistës aktorja ka thënë: “Nuk ka një kurë për virusin. Është njësoj si kur je me grip, paracetamoli nuk të shëron, thjesht të ul simptomat. Është një virus me të cilin trupi nuk është mësuar dhe rri për një kohë shumë më të gjatë se sa kur je me grip.”

Partneri i aktores, Juan Ibanez, ka treguar se do të jetë gjithmonë duke mbështetur Nerea-n dhe se janë duke marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit, transmeton RevistaClass.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button