KSHZ mbyll opsionin e lajmërimit të parregullsive online

 

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se nga 13 marsi në mesnatë do të mbyllet opsioni në ueb faqe, për lajmërimin e parregullsive në listën zgjedhore.

Nga KSHZ thonë se kjo bëhet për shkak se nevojitet kohë që ankesat e lajmëruara deri më tani të përpunohen dhe të vërtetohen dhe të vendoset se për cilat nevojitet hetim në teren.

“KSHZ njofton publikun se raporti për rezultatet e fituara nga hulumtimi i ankesave do të rishikohet ne seance publike me 16 mars. Menjëherë me pas do ë organizohen aktivitetet e verifikimit të të njëjtave në teren. Të gjithë qytetarët që nuk kanë shfrytëzuar rastin të paraqesin parregullsi, kanë mundësi ta bëjnë atë në zyret e KSHZ-së”, thonë nga KSHZ.

Që nga dita e publikimit të Listës zgjedhore në ueb faqe me të dhënat : emri, mbiemri dhe adresa e votuesve, deri më sot mundësinë për lajmërimin e parregullsive e kanë shfrytëzuar gjithsej 5 mijë qytetarë.

KSHZ falënderon qytetarët për përkrahjen dhe pjesëmarrjen aktive në pastrimin e listës zgjedhore.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button