Prezantohen aktivitetet me rastin e Ditës së Flamurit

Përvjetori i Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe të shpalljes së pavarësisë do të shënohet me inaugurimin e Qendrës Përkujtimore “Nëna Shqiptare” që ngritët me rastin e 100 vjetorit të Luftërave Ballkanike si dhë të një sërë aktivitetesh që parasheh edhe botimin e disa librave në USHT.

Organizatori i këtij evenimenti, ish kryetar i Zajazit në një konferencë për shtyp sot në Shkup, prezantoi aktivitete deh ecurin për lëshimin e memorialit “Nëna shqiptare”, në Zajaz, pikërisht në Ditën e Flamurit.

Musli tha se, Qendra përkujtimore “Nëna shqiptare”, është një projekti i kamotshëm me të cilin projekt, si kryetar i komunës së Zajazit arritëm që t’i mbarojmë procedurat  për projektin ideor dhe projektin themelor ashtu që në bazë të këtij projekti ne tani më i kemi mbaruar të gjitha punimet me të gjitha ato elemente që i kemi paraparë në projekt. 

“Ky projekt është i veçantë për ne dhe për të gjithë banorët e Maqedonisë. Ky projekt financohet nga donator duke filluar nga Kumanova e deri në Strugë, dhe këtij aksioni  i bashkëngjitet edhe diaspora shqiptare, Amerika, Australi, Zvicër. Plani themelor dhe ideor ka vlerën përafërsisht diku 200.000 euro”, tha Musliu. 

Monumenti, Nënë Shqiptare është punuar nga skulptorii mirënjohur Thoma Thomai nga Tirana, i njëjti autori i shtatores së Skënderbeut në Shkup, skulptura do të vendoset në Zajaz më 26 nëntor. Monumenti ka kushtuar diku 80 deri në 90 mijë euro. 

Ndërkohë, Fehri Ramadani tha se me datën 26 nëntor në orën 12.00 në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, do të bëhet promovimi i dy veprave të cilët janë botuar këto ditë. 

“Promovimi i këtyre veprave do të bëhet në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Luftërave ballkanike. Vepra e parë është ‘Luftërat e Ballkanit, raporte konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të perandorisë Osmane”. Ky libër është përgatitur për botim nga Robert Elsi dhe Bejtulla Destani. 

E veçanta e këtij libri është se ky është botuar në tre gjuhë, atë shqipe, maqedonase dhe angleze. Librat janë botuar nga shtëpia botuese Logos-a, dhe mbështetur financiarisht nga USHT-ja. Libri është botuar edhe në gjuhën angleze, në Britaninë e Madhe me mbështetjen financiare të kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari”, ka thënë ai. 

Ndryshe, memoriali do të përfshijë flamurin shqiptar në shtizë të lartë rreth 30 metra, një monument bronzi të lartë pesë metra, të quajtur “Nëna shqiptare” dhe 500 gurë varresh në formë cilindrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button