Milevski: Ivanov është më i mirë kur hesht

Partia liberal-demokrate mbrëmë ka mbajtur konventën programore nën moton “Ka zgjedhje. Tash dhe këtu” me ç’rast ka prezantuar agjendën e saj politike, transmeton Portalb.

Në ngjarje për situatën aktuale politike ka folur kryetari i partisë Goran Milevski, i cili si shqetësim më serioz potencoi ikjen e të rinjve.

“Derisa Gruevski dhe DPMNE po ndërtojnë ndërtimore, rinia po ikë nga Maqedonia. Po u jepen privilegje kompanive të huaj derisa po reketohen të fundit. Po hargjohet në barok dhe skulptura, ndërsa po merren kredi për paga dhe penzione”, theksoi Milevski.

Milevski ka komentuar edhe deklaratat e fundit të kryetarit Gjergje Ivanov.

“Ja, Ivanov për mediat gjermane tha se BE-ja na ka gënjyer dhe manipuluar 25 vite. Ivanov është më i mirë kur hesht, sepse kur po flet po na grind me Evropën. E porosisim që të hesht, sepse impiçmenti për këtë sjellje nuk do t’i ikë”, porositi Milevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button