Mijallkov krahason veten me Xhorxh Bush Senior, por sa e thotë të vërtetën?

Në përpjekje që të mbrohet nga akuzat e Radmilla Shekerinskas për konflikt interesash dhe kriminalitet, Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim (DZK) dhe kushëriri i parë i kryeministrit, e ka krahasuar veten me ish presidentin amerikan Xhorxh Bush Senior, i cili ka pasur biznes privat të naftës derisa ishte drejtor i CIA-s.

Kështu ka deklaruar Mijallkov në intervistën për Dnevnik.

“Ligji nuk ndalon që një zyrtar më parë të ketë pasur biznes privat. Edhe ish presidenti amerikan Xhorxh Bush Senior ishte pjesë e biznesit privat të naftës dhe më pas është bërë anëtar i CIA-s. Nëse ligjet e vendit ndryshohen, normalisht që do ti kisha respektuar dhe do të kisha vendosur ndërmjet biznesit privat dhe funksionit zyrtar. Sheqerinska mua më ka akuzuar për biznes që e kam poseduar shumë vite më parë, para se të marr funksionin”, ka thënë Mijallkov.

Në përpjekje për të parë nëse qëndron krahasimi i Sasho Mijallkovit me Xhorxh Bush Senior janë zbuluar dallime kruciale në të dyja rastet, shkruan Maktel.mk

Sasho Mijallkov ka pasur biznes para se të merr detyrën zyrtare dhe ende udhëheq me të, ndërsa funksioni i mundëson të përfitojë duke shfrytëzuar postin e drejtorit të policisë së fshehtë dhe faktin se është njeriu i dytë më me ndikim në shtet.

Për dallim, Xhorxh Bush Senior ka pasur biznes nafte në Teksas para se të fillojë të merret me politikë por e ka shitur pasi filloi karierën politike dhe me pozicionin drejtor i CIA-s.

Koha kur ka udhëhequr Bush me këtë kompani shumë lehtë mund të gjendet në internet vetëm nëse kërkoni Zapata Offshore Oil.

 – Me kompaninë e naftës Zapata Oil ka udhëhequr në vitin 1953-të.

-Kompaninë ja ka shitur partnerit të tij më 1966.  

– Merr detyrën si drejtor i CIA-s, 10 vite pasi kishte shitur kompaninë

Për dallim nga Xhorxh Bush, Sasho Mijallkov ka dashur ta çorientojë opinionin publik me fakte se të dy ishin biznesmen të suksesshëm para se të udhëheqin me poste të larta shtetërore.

Por dallimi është se te Sasho Mijallkov për momentin ende ekziston konflikt interesash dhe mundësi për shfrytëzim të postit për shkak se ai ende udhëheqë biznes derisa njëkohësisht është edhe drejtor i DZK-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button