Antonio Conte ishte shumë pranë Shqipërisë

Antonio Conte ishte shumë pranë pankinës kuqezi në vitin 2007, por atë e largoi një telefonatë në minutat e fundit e ish-drejtorit sportiv të Barit, Giorgio Perinetti, i cili e bindi ish-lojtarin e Juventusit t’i bashkohej atij të kjo skuadër.

Prapaskenat nga bisedimet në vitin 2007 i ka zbuluar menaxheri i njohur shqiptar, Sokol Haxhia, të cilit i njihet merita edhe për afrimin e De Basit në pankinën kuqezi.

“Unë kam pasur gjithmonë një raport të shkëlqyer me Federatën Shqiptare dhe presidenti më ka përfshirë gjithmonë në zgjedhjen e trajnerëve të kombëtares. Në vitin 2007, kur sapo kishte përfunduar eksperiencën e tij tek Areco, kisha një akord me Antonio Conten, i cili në atë periudhë ishte ende një trajner i ri që duhej të tregonte ende veten.

Por unë besoja gjithsesi se kishte brumin e duhur për t’u bërë një trajner i rëndësishëm, ndaj ia propozova presidentit të FSHF-së. Megjithatë, ndërsa po mbyllnim gjithçka, mbërriti një telefonatë nga Perinetti dhe Antonio vendosi të shkonte te Bari, duke e drejtuar fillimisht te mbijetesa në Serinë B dhe më pas te ngjitja në Serinë A, duke i dhënë kështu një shtysë të rëndësishme karrierës së tij”,u shpreh Haxhia në një intervistë për “passionedelcalcio”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button