Padi penale për 11 persona

Sektori për krim teknologjik dhe ekonomik deri te Prokuroria publike- Shkup ka ngre padi penale për 11 persona (7 nga Velesi dhe 4 nga Shkupi): S.P. (49) për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare”, ndërkaq, kundër S.J (57), T.A(64), B.T (77), V.G78), Gj.S. (78), S.T (59), B.K (47), M.A (45), A.K, (54) dhe S.V (64) për “ndihmë” në “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit”, transmeton Portalb.

Një personi dhe dy të tjerëve nga të denoncuarit M.A dhe S.V u është dhënë procesverbale ku është theksuar se u jepet leje për të prerë drunj për ngrohje, ndërkaq 9 prej të denoncuarve u është dhënë autorizime me të dhëna të pavërteta.

Në bazë të pagesës për prerjes jo ligjore është arritur shuma prej 267 600 denar, me ç’rast në përputhje me Rregulloren për dëmin e malit dëmi ka arritur deri më 7 mijë denar për 1/m3, ka dëmtuar komunitetin në shumë prej 2 658 900 denar për dru të prerë prej 522 m3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button