Tetovë, kërcënon me pistoletë dhe sulmon policët

Në ditën e premte rreth orës 21 në Tetovë, gjegjësisht në rrugën “Jane Sandanski” në objektin hotelierik “Berlin” ka ndodhur një incident.

Derisa A.Q (41) nga Tetova, ka qenë me shokët e tij, ka hyrë Q.K. nga fshati Kopaçindoll, dhe pasi është përshëndetur me shokët e A.Q., ka nxjerrë pistoletë dhe e ka drejtuar për nga ai, transmeton Shqipmedia.

 A.Q. ka tentuar ta largon prej vetes dhe kanë filluar të shtyhen, ku më pas është bashkangjitur edhe nipi i Q.K., B.Z., të cilët e kanë nxjerrë jashtë dhe e kanë sulmuar atë fizikisht.

 
Pas ngjarjes, A.Q. është dërguar në Spitalin e Tetovës ku mbahet për mjekim, me ç’rast  është konstatuar frakturë në gjurin e majtë. 

Nga ana e SPB Tetovë janë marrë masa, me çka janë gjetur dhe arrestuar personat me inicialet B.Z.(37), Q.K.(51). Gjatë arrestimit B.Z. në një moment sulmon me dy duart zyrtarin e policisë në gjoks, më pas personat janë mbajtur në polici për masa të mëtutjeshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button