Aksident trafiku në fshatin Nikushtak, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar në aksidentin e djeshëm në rrugën rajonale Kumanovë- Shkup, në fshatin Nakushtak, pas përplasjes së dy veturave, transmeton Portalb.

Siç informon sot MPB, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave më targa të Shkupit, njëra e tipit “reno” e drejtuar nga 50 vjeçari S.J. nga Kratova dhe tjetra e tipit “audi 14” e drejtuar nga 36 vjeçari  S.S.

Drejtuesi i “audi-së” ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është transportuar në spitalin e Kumanovës, derisa bashkëudhëtari i tij  është transportuar me urgjencë në Qendrën emergjente në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button