Obama, apel për kandidatët: Jo fyerje e ofendime në fushatë

Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar kandidatët që garojnë për Shtëpinë e Bardhë që të shmangin rritjen e tensioneve, një ditë pasi tubimi i Donald Trump në Çikago u anulua për shkak të përleshjeve fizike.

Obama tha se, “kandidatët nuk duhet të bazohen tek fyerjet dhe sigurisht as tek dhuna kundër amerikanëve të tjerë”.

Obama, që do të tërhiqet nga detyra pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e bëri deklaratën e tij gjatë takimit të Partisë Demokratike për mbledhjen e fondeve të mbajtur në Dallas të shtunën.

“Ajo ku miqtë tanë që po garojnë për zyrën duhet të fokusohen është se si t’i bëjmë gjërat më të mira dhe jo tek fyerjet, talljet dhe fabrikimi i fakteve. As tek ndasitë sa i përket racave dhe besimit”, u shpreh Obama.

Përleshjet fizike në tubimin elektoral të zotit Trump ditën e premte u verifikuan rreth 1 orë para se eventi të niste dhe vazhduan edhe pas anulimit të tij, transmeton Tch.

Përplasjet u nxitën nga mbështetësit e zotit Trump, që u përpoqën t’u merrnin flamujt kundërshtarëve të tij protestues. Një prej protestuesve u desh të transportohej fizikisht nga salla për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që sherri vijoi edhe jashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button