Pas pesë ditë negociatash, arrihet marrëveshja me Iranin

Pas pesë ditëve negociatash të mundimshme për programin bërthamor të Iranit, fuqitë botërore dhe Irani,  kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës e cila ka zgjatur më shumë se dhjetë vite. 

Sipas kësaj marrëveshje e cila u arrit pak pas mesnate në Gjenevë, hapi i parë fillestar përfshin kufizime të rëndësishme në programin bërthamor të Iranit dhe merr në shqyrtim pjesën më të madhe të shqetësimeve më urgjente, përfshirë kapacitetet pasuruese të Teheranit, stoqet iraniane me uranium të pasuruar, numrin dhe aftësitë e centrifugave iraniane dhe aftësinë e këtij vendi për të prodhuar plutonium të nivelit ushtarak në reaktorin Arak.

Irani  gjithashtu është zotuar të lejojë mbikëqyrje më të madhe të programit të tij bërthamor, që mendohet se do të sillte prodhimin e një arme bërthamore.

Në kuadër të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania do të reduktojnë në mënyrë të kufizuar dhe të përkohshme sanksionet ndaj Iranit. Sanksionet kryesore, përfshirë ato kundër sektorit të naftës, atij bankar dhe financiar do të mbeten në fuqi.
Presidenti Barak Obama përshëndeti përpjekjet paqësore diplomatike që çuan në një marrëveshje me Iranin, pas afro një dekade tensionesh.

Zoti Obama i bëri komentet mbrëmë në Uashington, pasi gjashtë fuqitë që zhvilluan negociata me Iranin arritën një numër akordesh fillestare për të ndalur përparimin e programit bërthamor të Iranit dhe reduktimin e disa elementëve të rëndësishëm të tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button